Sa shumë kohë duhet të shpenzoni në rrjete sociale për një shëndet të mirë mendor
Nuk është ndonjë sekret se shfletimi i imazheve të panumërta, shpalljeve të fejesave, pushimeve, bebeve të reja e ngritjeve në pozitë të punës mund t’ju bëjë të ndiheni sikurse nuk jeni duke arritur asgjë.
Por, është thuajse e pamundur që thjesht të ç’kyçeni përgjithmonë dhe asnjëherë të mos ktheheni prapë, transmeton Telegrafi.
Por, ky është lajmi i mirë: mund të ketë një periudhë të caktuar kohore që mund ta shpenzoni në rrjete sociale pa pasur efekte negative.
Sipas hulumtimeve të publikuara në ‘Journal of Social and Clinical Psychology’, shpenzimi i vetëm 30 minutave në ditë në rrjete sociale mund të shpijë në shëndet më të mirë mendor.
Pas eksperimenteve me 143 studentë, ku hulumtuesit e kishin monitoruar sasinë e kohës që e shpenzojnë në rrjete sociale – si Facebook-u, Instagram-i dhe Snapchat-i – ata në fund ishin vlerësuar për shëndetin mendorë në bazë të shtatë faktorëve të ndryshëm: mbështetja shoqërore, frika se mos po mbesin të lënë anash, vetmia, vetë-pranimi, vetëbesimi, ankthi dhe depresioni.
Pas kësaj, autorët i kishin ndarë studentët në dy grupe dhe e kishin vazhduar eksperimentin për tri javë. Njërit grup iu ishte kërkuar t’i përdornin rrjetet sociale si zakonisht; grupit tjetër iu ishte kufizuar koha e shpenzuar në rrjete sociale në vetëm 10 minuta për secilën platformë të rrjeteve sociale (pra 30 minuta në ditë).
Pas kësaj, hulumtuesit e kishin analizuar se si kishin ndryshuar studentët në shtatë kategoritë e mëparshme.
Siç tregojnë shkencëtarët, kur studentët e këtij studimi e kishin kufizuar kohën e shpenzuar në rrjete sociale në vetëm 30 minuta në ditë, ata kishin pasur një përmirësim të dukshëm në mirëqenien e tyre, përcjellë nga reduktimi i ndjenjave të vetmisë dhe depresionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj