Oda Ekonomike e Kosovës ka mbajtur sot takim informues me biznese të sektorëve të ndryshëm, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ku komuniteti i biznesit përkrah bashkërisht vendimin qeveritar duke i dhënë konsideratë më të lartë interesit të përgjithshëm shtetëror.
Sipas OEK, megjithatë për t’iu lehtësuar sado pak veprimtarinë e tyre biznesore, bizneset e prekura nga kjo taksë kërkojnë qartësim të afatit kohor të këtij vendimi dhe informim më të detajuar rreth proceseve përcjellëse.
Fjali i kryetarit të OEK-ut, Berat Rukiqi
Bazuar në parimet e përgjithshme të shprehura në preambulen e Marrëveshjes CEFTA, përfshirë riafirmimin e vendeve anëtare për demokraci pluraliste të bazuar në shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore; duke i’u referuar deshtimeve të të gjitha mekanzimave nderkombëtare në adresimin e shkeljeve të marrëveshjeve ndërkombëtare, nga ana vendeve anëtare te CEFTA-së, veçanerisht nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Bazuar ne supozimin që tregtia e lirë ka kuptim vetëm kur zhvillohet në kushte të barabarta, fer dhe me respekt reciprok; bazuar në interesin shtetëror për fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar, si një ndër parakushtet për stabilitet politik dhe ekonomik, OEK përkrah vendimin për masa të politikës tregtare ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, si mjet i pashmangshëm per zbatim te marreveshjes së CEFTA-së, zbatim te marrëveshjeve bilaterale me Serbine dhe respektim te lirive themelore, përfshire lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe sherbimeve.
Në mënyrë që ky vendim të krijoj efektet ekonomike, pa shkelur marrëveshjet ndërkombëtare, dhe të ketë një qëndrueshmeri, duhet të respektoj ligjet dhe politikat që rregullojnë aspektet e tregtisë, përfshirë ligjin për masa mbrojtëse dhe dispozitat për praktika të padrejta tregtare. Për të minimizuar çdo efekt negativ në treg, Oda Ekonomike e Kosoves, ka rritur komunikimin me bizneset dhe partnerët e rëndësishem ndërkombëtar, për krijim të alternativave për furnizim emergjent dhe afatgjatë. Gjithashtu së shpejti do te dalim me rekomandime konkrete per riorientim ekonomik, që do të na mundësoj të jemi më konkurrues me prodhimet tona dhe plotësim të nevojave të tregut me prodhime nga vendet me të cilat kemi raporte të shëndosha ekonomike dhe politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje