LAJMI I FUNDIT:

Kosova me dy gola për dy minuta, Avdijaj tund dy herë rrjetën

Kosova me dy gola për dy minuta, Avdijaj tund dy herë rrjetën

Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur edhe golin e tretë dhe të katërt në ndeshjen e tyre në udhëtim te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve.

Është sulmuesi Donis Avdijaj, i cili ka shënuar për epërsinë 0-3.

Goli i Avdijajt erdhi pas një kundërsulmi vrasës të Dardanëve.


Ky gol erdhi në minutën e 78-të të ndeshjes.


Ishte Vedat Muriqi, i cili asistoi për golin e Avdijajt.

Pa kaluar mirë dy minuta, Avdijajt gjeti edhe golin e 0-4 pas asistimit të Milot Rashicës. /Telegrafi/