LAJMI I FUNDIT:

Reagon ministri për arrestimin e dy zyrtarëve të lartë që keqpërdoren mbi 1 milion euro

Reagon ministri për arrestimin e dy zyrtarëve të lartë që keqpërdoren mbi 1 milion euro
Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të këtij dikasteri qeveritar nga Policia për përfshirje në veprat penale “përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Ismaili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Policia e Kosovës është njoftuar muaj më parë për keqpërdorimet e avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë.


“Muaj më parë është njoftuar policia e Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante për dyshimet mbi keqpërdorimin e avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë. Sot u njoftova për reagimin e Policisë dhe arrestimin e zyrtarëve të ministrisë. Duke mbështetur reagimin e shpejtë të organeve të rendit, edhe ne si institucion do marrim menjëherë të gjitha masat për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar”, tha ministri.

Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë
Lexo po ashtu Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Sipas tij, organet e rendit dhe Ministria që ai e udhëheq do marrin të gjitha masat e nevojshme për pezullimin e  zyrtarëve të dyshuar.

“Atë që e kam thënë më herët, po e përsëris prapë. Lufta e jonë kundër korrupsionit dhe krimit është e pakthyeshme, e drejtë, dhe në dobi të qytetarëve.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha organet e drejtësisë për tu ofruar gjithçka që kërkohet që kjo çështje të zbardhet në mënyrë që çdo keqpërdorim i parasë publike të ndalet njëherë e përgjithmonë”, theksoi ai./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori