LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka arrestuar sot dy persona si të dyshuar se janë përfshirë në veprat penale ‘përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

I dyshuari H.D. (1964) në cilësinë e ushtruesit të drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se duke mos përmbushur autorizimet e tij ligjore gjatë vitit 2017 dhe 2018 në raport me tërheqjet e avanceve për udhëtimet jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së, të cilat mjete dyshohet se janë tërhequr për udhëtimet zyrtare që nuk kanë ndodhur fare, pra janë fiktive dhe për të cilat nuk ekziston dokumentacion përkatës që e dëshmon arsyen e tërheqjeve.


“Shuma e keqpërdorimit për vitin 2017-2018 është 132 mijë e 345 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa i dyshuari dytë, M.R. (1952) në cilësinë e drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë ne periudhën 2014-2017 dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare duke lejuar tërheqjen e avanceve për udhëtime jashtë vendit për zyrtarët e AKPM-së e të cilat udhëtime nuk kanë ndodhur fare dhe tërheqja e mjeteve është lejuar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacion përkatës.

Shuma e keqpërdorimit të mjeteve të tërhequra në emër të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit për udhëtimet që nuk kanë ndodhur fare për periudhën 2014-2017 është 1 milion e 170 mijë e 854 euro.

Të gjitha këto tërheqje të mjeteve në emër të avanceve të AKPM-së, në kundërshtim me ligjin janë dorëzuar tek i dyshuari M.S. i arrestuar më 28 mars.

Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dërgohen në ndalim për 48 orë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori