LAJMI I FUNDIT:

Juventusi bënë presion për Tonalin

Juventusi bënë presion për Tonalin
Sandro Tonali (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Juventusi thuhet se është duke kërkuar për Sandro Tonalin por do të lejojë që Brescia të mbajë yllin në hua.

Tonali ka befasuar me cilësitë e tij dhe paraqitjet brilante të treguara këtë sezon me fanellën e Brescias.


Këto paraqitje dhe talenti i tij kanë bërë që shumë klube të interesohen për transferimin e tij.

Marotta afër emërimit, Interi ndjek objektiva të njëjta me Juventusin
Lexo po ashtu Marotta afër emërimit, Interi ndjek objektiva të njëjta me Juventusin

Megjithatë, skuadrat e mëdha italiane nuk duan ta lejojnë largimin e tij nga Serie A, pasi mesfushori tashmë është bërë edhe pjesë e Kombëtares Azurre.

Tonali me fanellën e Italisë (Foto: Dino Panato/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës Tuttosport, Juventusi po bënë presion për të ‘vjedhur’ Tonalin, i cili pëlqehet shumë edhe nga Interi.

Planet e Bianconerëve për 18-vjeçarin mund të kënaqin kërkesën e Brescias për një yllin e tyre, i cili ka treguar disa herë dashurinë për klubin.

Chelsea përfshihet në garë për Sandro Tonalin, ‘Andrea Pirlon e ri’
Lexo po ashtu Chelsea përfshihet në garë për Sandro Tonalin, ‘Andrea Pirlon e ri’

Gazeta shpjegon se trajneri i Juves, Max Allegri nuk ka nevojë të menjëhershme për 18-vjeçarin, kështu që bardhezinjtë mund të lënë mesfushorin te klubi nga Serie B edhe për një tjetër sezon.

Për më tepër, drejtori sportiv Fabio Paratici do të pajtohej me vlerësimin e Allegrit, ndërkohë që Tonalit do t’i ofrojë një vit e gjysmë shtesë për të ‘akumuluar më shumë minuta, konkurrencë dhe përvojë’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori