LAJMI I FUNDIT:

Rafinha i kumton lajmin miqve të tij: Do t’i bashkohem Monchit te Roma

Rafinha i kumton lajmin miqve të tij: Do t’i bashkohem Monchit te Roma
BARCELONA, SPAIN - AUGUST 15: Rafinha Alcantara of FC Barcelona scores his team's third goal during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Boca Juniors at Camp Nou on August 15, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Mesfushori brazilian, Rafinha Alcantara mund të rikthehet në Serie A.

Pas huazimit gjashtë mujor te Interi, Rafinha u rikthye në Barcelonë me zi kaltërtit që nuk patën mundësi financiare ta kompletojnë transferimin e brazilianit.


Por me tu rikthyer në Camp Nou, Rafinha nuk ka gjetur hapësirat e duhura nën urdhrat e Ernesto Valverdes.

Kësisoj mesfushori ka kërkuar të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

E duket se skuadra e tij e re do të jetë Roma, pasi sipas Dariogol, ka qenë vetë lojtari që i ka konfirmuar miqve të tij se do t’i bashkohet klubit nga kryeqyteti italian.

Rafinha . (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Do t’i bashkohem Monchit te Roma”, u ka thënë lojtari miqve të tij sipas Darigol.

25-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2020.

Për ta transferuar Rafinhan, Roma do të tentoj ta marrë huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje për 30 milionë euro në fund të stinorit.

Rafinha këtë edicion me Barcelonën ka luajtur në shtatë ndeshje në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori