Të shtunën në mbrëmje Shqipëria do të presë Skocinë në “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe është një ndeshje me rëndësi të jashtëzakonshme për të dyja palët.
Shqipëria kërkon fitoren për të shmangur rënien nga Liga C në Nations League dhe për të planifikuar me qetësi kualifikueset e Euro 2020, ndërsa Skocia, që ka luajtur një ndeshje më pak, ka shpresa të mëdha kualifikimi në gjysmëfinale dhe i duhet paktën një pikë, për të luajtur në fund finalen e madhe në shtëpi kundër Izraelit.
Nuk dihet ende a do të rikthehen netët e mëdha të kombëtares shqiptare për sa i përket tifozerisë, sepse prej sfidës kundër Italisë vitin e shkuar nuk po shohim më stadiume të mbushura për ndeshjen shtëpiake të Shqipërisë. Megjithatë, e sigurt është që tifozët skocezë do të vijnë dhe bëhet fjalë për shifra rekord, të papara ndonjëherë në Shqipëri.
Telesport mëson se Federata Skoceze e Futbollit ka marrë 2000 bileta për tifozët e saj, që si zakonisht në transferta udhëtojnë në grupe shumë të mëdha, duke e konsideruar në radhë të parë një festë dhe eksperiencë të re, përtej gjendjes së skuadrës së tyre dhe rezultatit në fushë. Çështje mentaliteti, britanikët e kanë, ndërsa ne jo.
Në “Loro Boriçi” është prenotuar dhe do të mbushet totalisht sektori pas njërës portë, ndërsa organizimi nga Federata Skoceze është në detajet më të vogla, aq sa i është kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të printojë shumë revista të pragndeshjes, nga ato që FSHF i shpërndan falas dhe që skocezët i duan patjetër si kujtim, duke kërkuar disa qindra kopjee.
Do të jenë rreth 30 autobusë që do të vihen në dispozicion të tifozëve skocezë, që në fakt nuk është se e kanë lënë të vijnë të shtunën, sepse që sot nëpër Tiranë mund të shihje shumë prej tyre, duke shëtitur qetësisht dhe duke parë kryeqytetin shqiptar. Të shtunën nuk do të jenë aq të qetë, sepse në stadium do ta ndezin, ndaj do të duhet të jemi ne po aq të zjarrtë, për të mos u ndjerë sërish si në Glasgow.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze