LAJMI I FUNDIT:

Wenger refuzoi Fulhamin, shpreson ta drejtojë Bayernin

Wenger refuzoi Fulhamin, shpreson ta drejtojë Bayernin
Wenger (Getty Images)

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton punën te Bayern Munichu, pasi thuhet se ka refuzuar detyrën te anglezët e Fulhmit.

Gjatë mbrëmjes të së mërkurës doli lajmi se Wenger hodhi poshtë një ofertë nga Fulham këtë javë për të zëvendësuar Slavisa Jokanovicin.


Trajneri serb u shkarkua dje (e mërkurë), ndërsa në vend të tij u emërua italiani i njohur Claudio Ranieri.

Zyrtare: Ranieri kthehet në Ligën Premier, emërohet trajner i Fulham
Lexo po ashtu Zyrtare: Ranieri kthehet në Ligën Premier, emërohet trajner i Fulham

Refuzimi i Wengerit erdhi pasi francezi mban ende gjallë shpresat për drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në botë.

Arsene Wenger (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Pavarësisht se është në kontakt të rregullt me Paris Saint-Germain, Wenger thuhet se dëshiron të drejtojë Bayernin, ku Niko Kovac është nën presion të madh pas një fillim-sezoni zhgënjyes.

Wenger është i etur të kthehet në menaxhim dhe e konsideron Bayernin si mundësi më të mirë.

Wenger dëshiron stolin e Bayernit ose Real Madridit
Lexo po ashtu Wenger dëshiron stolin e Bayernit ose Real Madridit

Në PSG, drejtuesit e shohin francezin si një këshilltar futbolli, diçka që Wenger aktualisht nuk është i interesuar të ndjekë.

Trajneri francez është i lidhur edhe me një emërim te Milani, por e ka refuzuar ditëve të fundit një diçka të tillë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori