LAJMI I FUNDIT:

Wenger dëshiron stolin e Bayernit ose Real Madridit

Wenger dëshiron stolin e Bayernit ose Real Madridit
Arsene Wenger (Photo by Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Trajneri francez, Arsene Wenger ka shprehur dëshirën të kthehet të punojë si trajner, por vetëm nëse merr punë nga skuadrat e mëdha si Bayern Munich apo Real Madrid.

Wenger dëshiron t’i kthehet futbollit të përditshëm dhe ta drejtojë një skuadër pas largimit në verë nga Arsenali pas 22 viteve.

Francezi ka opsione të shumta të hapura për të, por deri më tani ka qenë vetëm duke i shqyrtuar ato.

Wenger: Bayerni duhet ta mbështes Kovacin
Lexo po ashtu Wenger: Bayerni duhet ta mbështes Kovacin

Ai ka pasur oferta nga ekipi kombëtar i SHBA-ve ose një rol të ngjashëm në Kinë, ndërsa Paris Saint-Germain po e shqyrton atë në një rol të drejtorit të futbollit.

Wenger njihet për punën e tij të madhe, sidomos me lojtarët e rinj (Getty Images)

Sipas mediumit francez Le Parisien, Wengerin nuk po e bindin këto oferta pasi dëshiron të drejtoj ekipe në nivele të larta.

Wenger do të dëshironte të kthehej në futboll vetëm nëse merr drejtimin e Bayern Munichut ose Real Madridit.

Zidane, Conte dhe tetë trajnerë të tjerë që po presin për të marr një skuadër
Lexo po ashtu Zidane, Conte dhe tetë trajnerë të tjerë që po presin për të marr një skuadër

Trajneri i njohur dëshiron një rol udhëheqës në një klub të madh evropian dhe Bayernin apo Realin janë dy skuadrat e vetme të cilat po shqyrtojnë ndërrimin e trajnerit.

Mediumi francez raporton se mund të kemi të reja gjatë javëve në vazhdim sa i përket të ardhmes së ish-trajnerit të Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori