LAJMI I FUNDIT:

Kosova e gatshme për Maltën, deklaratat e Shalës, Kryeziut dhe Rrahmanit

Kosova e gatshme për Maltën, deklaratat e Shalës, Kryeziut dhe Rrahmanit
Kosova (Foto:Ridvan Slivova, Telegrafi)

Para udhëtimit për në Maltë, Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa në Maltë do të ketë edhe dy stërvitje.

Në një atmosferë sportive dhe pune, me përkushtim më të madh të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe të pikëve, djemtë e përfaqësueses treguan gjithë seriozitetin dhe vullnetin e tyre që nga Malta të kthehen me gjah të plotë.


Edhe në këtë stërvitje veç përgatitjes fizike ata nën urdhrat e Shtabit teknik, provuan skemat tekniko-taktike të lojës, gjuajtjet nga këndi, gjuajtjet e lira dhe ato nga pika e bardhë.

Siç transmeton faqja e FFK-së, pas stërvitjes, ata u shprehen me optimizëm për një rezultat pozitiv.

Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës
Lexo po ashtu Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës

Herolind Shala

Çdo ndeshjeje ne i qasemi me seriozitetin më të madh. Nuk ka kundërshtar të lehtë, por ne jemi përgatitur mirë dhe atmosfera në grup është jashtëzakonisht e mirë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e pikëve, ndaj edhe udhëtojmë për fitore.

Hekuran Kryeziu

Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por ne shkojmë atje për tri pikë. Mbase duhet shikuar se çfarë po bën Azerbajxhani, por kjo nuk duhet edhe shumë të na interesojë, pasi synimi ynë janë tri pikët dhe jemi favoritë në grup dhe të ecim tutje.

Amir Rrahmani

Natyrisht se na pret një ndeshje jo edhe aq e lehtë, sepse për asgjë tjetër Malta lufton për prestigj, prandaj ndeshjes do t’i qasemi me plotë seriozitet dhe kështu mund t’i fitojmë tri pikët e nevojshme.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori