LAJMI I FUNDIT:

Rivaldo: Vinicius meriton të luaj më shumë te Reali

Rivaldo: Vinicius meriton të luaj më shumë te Reali

Heroi i Barcelonës, Rivaldo është i lumtur që e sheh Vinicius Junior të luajë te Real Madridi.

Ish-reprezentuesi brazilian e kritikon Julen Lopeteguin që u shkarkuar ditë më parë nga menaxhmenti i madrilenëve.

Ish-trajneri spanjoll nuk llogariste në sulmuesin brazilian duke e dërguar të luante në ekipin e dytë.


Legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo

“Ai duhet të ketë luajtur rregullisht që nga fillimi i sezonit”, tha ish-mesfushori me tipare sulmuese.

“Tani ka më shumë mundësi me [Santiago] Solarin dhe mendoj se do të vazhdojë të fitojë të drejtën për të luajtur më shumë minuta”.

“Vinicius është një lojtar fantastik që tregon një personalitet të madh në fushë. Ai po tregon pjekuri të madhe për një lojtar të tillë të ri, vetëm 18-vjeçar”, shtoi Rivaldo.

Ndryshe, futbollisti arriti te Los Blancos nga skuadra e Flamengos për shumën e 45 milionë eurove. /Telegrafi/