LAJMI I FUNDIT:

Mancini flet për lënien jashtë listës të Balotellit e Belottit dhe ftesën për Tonalin, Sensin e Grifon  

Mancini flet për lënien jashtë listës të Balotellit e Belottit dhe ftesën për Tonalin, Sensin e Grifon  
Roberto Mancini (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Italia do të luajë ndaj Portugalisë më 17 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në Belgjikë ndaj SHBA-së.

Trajneri Roberto Mancini ka vendosur t’i ftojë plot 27 futbollistë për këto dy ndeshje, ku befasia e madhe është ftesa e talentit Sandro Tonali dhe Vincenzo Grifos, ndërsa ka lënë jashtë listës Mario Balotellin dhe Andrea Belottin.


“Askush nuk është i përjashtuar nga Kombëtarja, as Balotelli dhe as Belotti”, ka thënë fillimisht Mancini për mediat italiane.

Mancini publikon listën për ndeshjet ndaj Portugalisë dhe SHBA-së - ftohen Tonali, Politano e Grifo, mungojnë Balotelli e Belotti
Lexo po ashtu Mancini publikon listën për ndeshjet ndaj Portugalisë dhe SHBA-së - ftohen Tonali, Politano e Grifo, mungojnë Balotelli e Belotti

“Të dy mund të japin shumë më tepër dhe unë pres nga momenti në moment, që të rikthehen në formë dhe të na shërbejnë edhe këtu në Përfaqësuese”.

“Ky diskutim i njëjtë vlen edhe për El Shaarawyn”.

“Sa i përket Zaniolos, unë e kam krijuar idenë time për të, ndërsa tashmë duhet që të luajë sa më shumë”.

Mancini me futbollistët gjatë një stërvitje (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Grumbullova Tonalin, pasi është një futbollist me të ardhme dhe duhet ta shoh nga afër”.

“Sensi dhe Grifo e meritonin thirrjen, pasi kanë bërë vërtetë mirë në takimet e fundit”, përfundoi trajneri i Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori