LAJMI I FUNDIT:

Veseli e vlerëson pozitivisht takimin e Thaçit me Putinin

Veseli e vlerëson pozitivisht takimin e Thaçit me Putinin

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vlerësuar se presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në ceremoninë e organizuar në Paris, në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën, që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, reprezentohet në një ngjarje të tillë shumë të rëndësishme… Lajm i jashtëzakonshëm që presidenti ynë në mënyre dinjitoze përfaqëson Kosovën. Është lajm pozitiv takimi me presidentin e SHBA-ve, me atë të Francës e shumë e shumë presidentë të tjerë nga vende të ndryshme botërore”, tha Veseli në Info Magazine të Klan Kosovës.


Veseli ka komentuar edhe takimin e Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin e vlerësoi si lajm pozitiv.

“Takimi me presidentin rus Vladimir Putin, ka krijuar një reaksion për faktin se qëndrimi i Rusisë ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës”.

“Shpresojmë që presidenti ka arritur në një masë të zbusë qëndrimin e Rusisë për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Kryeparlamentari tha se takimi me, siç e quajti ai, njërin nga kundërshtarët më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, tregon për një reflektim të shtetit Rus për qëndrimin karshi Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori