LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: Masat me afishet ngjitëse kufizojnë lëvizjen e qytetarëve të klasës së mesme (Video)

Gjorçev: Masat me afishet ngjitëse kufizojnë lëvizjen e qytetarëve të klasës së mesme (Video)

Anëtari i KE të OBRM-PDUKM-së dhe deputeti i Kuvendi të Maqedonisë, Vlladimir Gjorçev nëpërmjet një konference për shtyp tha se “OBRM-PDUKM-ja ju bën thirrje Zaevit, Makradulit dhe Shilegovit që menjëherë të ndalojnë me projektin e tyre për stigmatizimin e një kategorie të tërë të qytetarëve, dhe që ka të bëjë me afishet ngjitëse të automjeteve që nxjerrin gazra”.

Ai tha se sipas ideve të Zaevit, Shilegovit dhe Makradulit një numër shumë i vogël automjetesh, gjegjësisht vetëm automjetet e atyre që mund ta përballojnë atë do të mund të shënohen me afishe ngjitëse të gjelbër, njofton Telegrafi Maqdoni.


“Kjo masë e tyre në mënyrë direkte është e drejtuar kundër klasës së mesme në Republikën e Maqedonisë dhe kundër të varfërve. Për shkak se automjetet e tyre nuk mund të etiketohen me afishe të gjelbër. Ata njerëz me muaj nuk do të mund t’i shfrytëzojnë automjetet e tyre, nuk do të mund lirshëm të lëvizin duke pasur probleme reale, konkrete dhe praktike në funksinimon e tyre ditor. Edhe ata edhe familjet e tyre”, theksoi Gjorçev.

Ndryshimet në Ligjin për automjete, që duhet të ulin ndotjen në Maqedoni
Lexo po ashtu Ndryshimet në Ligjin për automjete, që duhet të ulin ndotjen në Maqedoni

Ai akuzoi se Qeveria nuk ofron asnjë zgjidhje për ndotjen e ajrit, por, siç tha ai, getoizon dhe stigmatizon klasën e mesme në Maqedoni dhe të vafërt që nuk mund të përballojnë të kenë automjete të tilla që kanë shpikur Shilegovi, Zaevi dhe Makraduli.

Ai ju bëri thirrje që menjëherë të ndalohet me këtë projekt, për shkak se, siç tha ai, kufizohet lëvizja e klasës së mesme dhe të varfërve në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori