LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në Ligjin për automjete, që duhet të ulin ndotjen në Maqedoni

Ndryshimet në Ligjin për automjete, që duhet të ulin ndotjen në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë i dorëzoi ndryshimet e Ligjit për automjete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për automjete rregullohen dhe thjeshtëzohen procedurat administrative për miratimin e llojit individual të automjetit,autorizohen shërbimet teknike dhe personat juridik të cilët kryejnë kontroll teknik të automjeteve dhe identifikon dhe vlerëson gjendjen teknike të automjeteve, autorizon subjekte juridike që instalojnë pajisje pajisje të gazit në automjete, autorizon shërbimet teknike për miratimin e automjeteve për transport të materieve të rrezikshme dhe dhënien e “ADR-certifikatë” të mjeteve që paraprakisht kanë qenë të autrizuara për transportimin e mallrave të rrezikshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Vendosen regjistrat e pëlqimit për certifikimin dhe konfirmimin në formë elektronike, vërtetim për miratimin e mjetit për transportimin e materieve të rrezikshme në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative dhe në pajtim me konkluzionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë vendoset afishe ngjitëse ekologjike dhe kategorizim të automjeteve duke u rregulluar subvencionimi i automjeteve elektrike.

“Ministria e Ekonomisë në bazë të konkluzioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në lidhje me mjedisin jetësor do të vendos programe për subvencionimin e një pjesë të shpenzimeve për blerjen e automjeteve elektrike apo automjeteve hibride, për vendosjen e pajisjeve TNG apo ndonjë lloj tjetër lënde djegëse dhe për blerjen e automjetet të ri. Akademik.mk njofton, dhe përcjell Telegrafi Maqedoni se sipas Nenit 41 të Ligjit për automjete do të vendoset edhe kategorizimi ekologjik i automjeteve dhe në bazë të vitit të prodhuar do të vendoset afishe ngjitëse me tri ngjyra (e gjelbër, e verdhë e kuqe) për secilin automjet që është në komunikacionin e rrugëve.

Me programet e subvencionimit janë parashikuar edhe mjete financiere në vlerë prej 170.000.000 denarë në vitin 2019, 245.000.000 në vitin 2020 dhe 320.000.000 denarë në vitin 2021./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori