E vetmja zgjidhje për problemin e transportuesve, qëndrimi i të cilëve në BE është i kufizuar në 90 ditë, sipas Ministrit të Transportit dhe Komunikacionit Aleksandar Nikolloski, është të lidhen marrëveshje dypalëshe me secilin shtet anëtar veç e veç.

Transportuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor protestuan para misioneve të BE-së disa ditë më parë, duke i kërkuar Unionit të mos ua kufizojë qëndrimin në zonën Shengen, duke shpjeguar se po transportojnë mallra, jo po shkojnë për një vizitë turistike.


Kur u pyet nga një gazetar se çfarë do të bënte ministria pas përgjigjes negative nga Brukseli zyrtar, Nikolloski tha se Unioni e kishte thënë atë që e kishte thënë prej muajsh.

"Mendoj se Brukseli nuk u përgjigj negativisht, por u përgjigj asaj që e kemi thënë me muaj, që është se zgjidhja për këtë çështje qëndron në dy drejtime, dhe kjo është se BE-ja, në strategjinë e saj të re të transportit, i ka njohur transportuesit si profesionistë, dhe e vetmja zgjidhje janë marrëveshjet dypalëshe për viza pune afatgjata, të cilat ne tashmë i kemi lidhur dhe po i lidhim, dhe kjo është e vetmja zgjidhje e mundshme", shtoi Nikolloski./Telegrafi/