LAJMI I FUNDIT:

Harxhohen vaksinat kundër gripit në Maqedoni, drejtorët mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë

Harxhohen vaksinat kundër gripit në Maqedoni, drejtorët  mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë

U harxhuan vaksinat e gripit gati në gjithë qytetet e Maqedonisë. Drejtorët e Qendrave të shëndetit publik për momentin janë në Ministrinë e Shëndetësisë ku mbahet mbledhje me qëllim të kërkojnë vaksina të reja. Për vetëm dy ditë që kur filloi vaksinimi kundër grimit, u harxhuan vaksinat në Qendrën e shëndetit publik në Veles.

“Po është saktë, u harxhuan vaksinat kundër gripit, ndërsa përmes “Termini im”, tashmë janë rezervuar. Shkojmë në mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë të shohim se a do të ketë porosi të reja”, deklaroi për Nova, Toni Dimitriev, drejtor i Qendrës për shëndet publik në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministria e Shëndetësisë këtë vit furnizoi 41.000 vaksina nga ku 28.000 janë pa pagesë për persona mbi 65 vjet me pension mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.

Kumanovë, interes i madh i qytetarëve për vaksinimin kundër gripit sezonal
Lexo po ashtu Kumanovë, interes i madh i qytetarëve për vaksinimin kundër gripit sezonal

“10 Qendrat për shëndet publik kanë zbatuar në mënyrë të pavarur procedurat e furnizimit publik për 13.100 vaksina, si në vitet e kaluara, ndërsa sivjet janë siguruar 41.000 vaksina kundër grupit sezonal, gjegjësisht këtë vit numri i vaksinave është rritur për 45%, në krahasim me sezonet e kaluara”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi duhet të zgjasë edhe dy javë, ndërsa vaksinat u harxhuan. Nga Qendrat për shëndet publik thonë se këtë vit ka më shumë vaksinime nga vitet e kaluara, por interesi është më i madh për shkak të fushatës promotive./Telegrafi/