LAJMI I FUNDIT:

Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Gjermania ka ofruar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kështu të paktën thuhet në letrën që kancelarja Angela Merkel ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në lidhje me kërkesën e tij për ta ndihmuar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social Facebook letrën e plotë të kancelares Merkel.

Postimi i plotë i Haradinajt:


Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme.