LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i kamionit ndoqi udhëzimet e navigacionit, por mezi mbeti gjallë (Video)

Shoferi i kamionit ndoqi udhëzimet e navigacionit, por mezi mbeti gjallë (Video)

Edhe pse rruga po bëhej çdo herë më e ngushtë dhe më vdekjeprurëse ky fakt nuk e brengoste shoferin turk të kamionit, pasi që GPS i tregonte se është në “rrugën e duhur”. Megjithatë, doli të jetë një gabim i madh.

Jo vetëm që nuk ishte në rrugën e duhur, por mbeti i ngujuar në mal. Duke përcjell udhëzimet e navigacionit, kishte injoruar tri herë shenjat që e ndalonin vozitjen në rrugën malore në parkun nacional Kalkalpen të Austrisë, transmeton Telegrafi.


Por, posa arriti në rajonin e Sairinigrebah, e kuptoi se nuk mund të vazhdojë tutje. Kamioni kishte filluar të rrëshqet në rrugën malore, dhe për pak sa nuk është rrokullisur edhe pse rrotat e pasme kishin dalë nga rruga.

Për fat të mirë, roja i parkut nacional kishte takuar shoferin e humbur të kamionit dhe kështu me urgjencë kishte njoftuar ekipet emergjente.

Në aksionin për nxjerrjen e kamionit nga “humnera” kanë marrë pjesë disa ekipe të shpëtimit dhe njësi të ndryshme të zjarrfikësve, kurse me ndihmën e kranit kanë arritur ta nxjerrin kamionin pa ndonjë problem. Ndërkaq duke u munduar të arsyetohet ka “fajësuar” GPS-in. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Kalo në kategori