LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti arsyeton shkarkimin e drejtorëve të VV-së, mohon koalicion me PDK-në

Ahmeti arsyeton shkarkimin e drejtorëve të VV-së, mohon koalicion me PDK-në

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e ka arsyetuar shkarkimin e drejtorëve të tij që vinin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij Prishtina është shumë më e madhe se çdo ego e inat politik, dhe se nuk mund të sakrifikohet kryeqyteti për çështje personale.

Gjatë vizitës që i ka bërë sot Pallatit të Rinisë, Ahmeti tha se nuk do të ketë koalicion me PDK-në.


“Situata në relacion me Lëvizjen Vetëvendosje është bërë e paqëndrueshme. Ka 5 muaj që i kam dërguar ofertë zyrtare me numrin më të madh të drejtorive komunale. Përveç që nuk kanë dhënë përgjigje, ata kanë vazhduar me sulme të përditshme të aktivistëve, por dhe komunikata zyrtare. Të njëjtën kohë nuk e kanë votuar asnjë propozim të cilin e kam dërguar, përkundrazi, kanë bërë edhe shumë gjëra të tjera. Nuk mundem të sakrifikojmë Prishtinën për shkak të inateve e egove personale”, tha ai.

Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes në Prishtinë, reagon Yll Rugova
Lexo po ashtu Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes në Prishtinë, reagon Yll Rugova

Ndërsa, për drejtorin Yll Rugova të cilin nuk e ka shkarkuar Ahmeti ka thënë të mos jetë në dijeni nëse ka dal në punë sot.

Sipas tij është çështje e Rugovës  se a do të qëndrojë apo jo në kabinetin qeverisës.

“Unë po e them në qoftë se ai e sheh partinë më të rëndësishme se Prishtinën në rregull, është vendim i tij, unë iu kam dhënë çdo rast që të punojnë, nuk asgjë personale me asnjë prej drejtorëve, thjesht po e them është bërë e paqëndrueshme për punën”, tha Ahmeti.

Drejtorët e shkarkuar të VV-së e quajnë qyqarllëk vendimin e Shpend Ahmetit ndaj tyre
Lexo po ashtu Drejtorët e shkarkuar të VV-së e quajnë qyqarllëk vendimin e Shpend Ahmetit ndaj tyre

Kryetari i Prishtinës po ashtu mohoi se ish drejtori i Telekomit, Gent Begolli pritet që të bëhet nënkryetar i kryeqytetit, pasi që siç tha Ahmeti nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ana e partnerit të koalicionit, AAK.

Drejtorët e shkarkuar nga ana e Shpend Ahmetit, sot në një konferencë për media nuk ka pasur guxim që t’u del përballë atyre por shkarkimin e ka bërë nëpërmjet mediave.

Ndërsa Rugova ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë më drejtor pasi që sipas tij prej ditës së djeshme VV është larguar nga komuna e Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori