LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes në Prishtinë, reagon Yll Rugova

Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes në Prishtinë, reagon Yll Rugova

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkarkuar dy drejtorë të Vetëvendosjes në këtë komunë.

Ahmeti ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të shëndetësisë, Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit.


Shkarkimin e tyre e ka konfirmuar vetë kryetari Shpend Ahmeti.

Ata sillen thua se armiku më i madh i Kosovës jam unë dhe në të njëjtën kohë qëndrojnë në qeverisje, pra gati se një situatë që nuk mund të mbahet më. Unë tashmë e kam marrë vendimin që këtë javë të shkarkohen, dy drejtorë, ai i Shëndetësisë dhe Kadastrit, pasi ata dy kanë qenë të deleguar ndërsa për drejtorin e Kulturës ka qenë marrëveshja e imja me të, personalisht kur ka hyrë në listë dhe i mbetet atij nëse do të vazhdojë punën në Prishtinën që e ka filluar apo dëshiron që për shkak të subjektit politik, të largohet”, ka thënë Ahmeti në Rubikon.

Ndërsa Yll Rugova, Drejtor i Kulturës përmes një statusi në Facebook tha se do të bisedoje me partinë për të marrë një qëndrim nëse do të vazhdojë të jetë ende Drejtor në komunë të udhëhequr nga Ahmeti.

” Kjo i bie, se edhe nëse dikush është Vetëvendosje, ai si kryetar është në gjendje ta lejojë në qeverisje. Por kjo është vetëm lojë për të legjitimuar qeverisjen e tij, absolutisht të zaptuar në zgjedhjet e fundit nga Vetëvendosja. E për më shumë qeverisje që ka tendenca të zgjerohet edhe me PDK-në”, ka shkruar Rugova. /Telegrafi/