LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të arratisurit që dyshohen për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të arratisurit që dyshohen për vjedhje

Policia e Kosovës ka ripostuar edhe njëherë komunikatën për tre persona që dyshohet se janë në arrati për disa raste të vjedhjeve dhe grabitjeve.

“Referuar nevojës për ndihmë me informata nga publiku, me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes së tre personave të dyshuar për raste të grabitjeve të armatosura kërkojmë përkrahjen tuaj me ripostimin e këtij informacioni”, thuhet në një komunikatë për media.

Kastriot Shala, Ridvan Ademi dhe Leutrim Latifi, siç njofton Policia, konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit.


“Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës që sot ka zhvilluar një aksion të madh për kapjen e disa personave për grabitje të shumta në Prishtinë.

Policia më 16 tetor po ashtu ka arrestuar disa persona që dyshohen se bashkë me të dyshuarit e arratisur kanë kryer veprat penale.

Të arrestuar janë

Xh. Sh, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

F. G, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

L. Sh, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

I. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

F. C, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.

Gjatë aksionit të bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar:

Një revole

Trembëdhjetë veturave të llojeve të ndryshme

Dy motoçikleta

Dy lap-top

Dhjetë telefona celularë,

Çelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të ndryshme.

Kastriot Shala I lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.

Ridvan Ademi I lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës.

Leutrim Latifi I lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Aziri ndaj

Aziri ndaj "Levicës": Shqiptarët në Kuvend janë të bashkuar ndaj fashizmit tuaj

Politikë
Kalo në kategori