LAJMI I FUNDIT:

Luis Enrique publikon listën për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Boshnjës – rikthehet Alba, mungon Alcacer

Luis Enrique publikon listën për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Boshnjës – rikthehet Alba, mungon Alcacer

Trajneri Luis Enrique ka publikuar listën prej 24 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Spanjës.

Spanja do të përballet me Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve me 15 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do të takohet me Bosnjën.


Për këto ndeshje trajneri i kombëtares La Roja ka vendosur t’i ftoj 24 futbollistë, ku befasia më e madhe është mos ftesa për sulmuesin e momentit, Paco Alcacer.

Në anën tjetër, Enrique ka rikthyer në kombëtare mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alba dhe shumica e yjeve janë pjesë e të ftuarve.

Skuadra e Spanjës për përballjen ndaj Kroacisë dhe Bosnjës:

Portierët: Pau, De Gea, Kepa;

Mbrojtësit: Otto, Azpilicueta, Diego Llorente, Ramos, Hermoso, Inigo, Gaya, Alba;

Mesfushorët: Sergi Roberto, Ceballos, Brais, Rodri, Busquets, Fornals, Saul;

Sulmuesit: Suso, Rodrigo, Aspas, Morata, Asensio, Isco;

/Telegrafi/