Nëpërmjet një kumtese nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Qeveria kriminale në krye me të amnistuarin Zoran Zaev nuk kanë mandat ta ndryshojnë Kushtetutën e Maqedonisë.
“Qytetarët më 30 shtator në mënyrë të qartë i thanë Qeverisë se nuk pajtohet me ndryshimin e Kushtetutës dhe emrin kushtetues të shtetit. Nuk pajtohet me fshirjen e ASNOM-it dhe ndryshimin e identitetit maqedonas, gjuhës dhe historisë. Mbi 1.2 milionë votues thanë se nuk pajtohen me kapitullimin që e nënshkroi Qeveria e Zaevit në Prespë”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Zaevi dhe LSDM-ja askund në program nuk premtuan se do ta ndryshojnë emrin kushtetues të shtetit dhe se votuesit nuk i njoftuan se nëse votojnë për LSDM-në dikush tjetër nga vendet fqinje do t’ua shkruajë historinë apo se do të ndryshohet identiteti dhe gjuha.
“E vetmja arsye përse LSDM-ja shkoli demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve, pse i shet interesat shtetërore dhe kombëtare është shpëtimi i karrierës politike të Zoran Zaevit. Zoran Zaevi është i gatshëm me çdo çmim të vazhdojë me qeverisjen e tij kriminale, të vazhdojë me shpërndarjen e tenderëve dhe grandeve të funksionarëve shtetëror dhe partiak. Me çdo çmim pa dallim nëse është emri i shtetit, identiteti apo gjuha, Zaevi dëshiron të vazhdojnë të voziten kamionët e Vices, të rritet marihuana, të vazhdojë të pasurohet familja Zaev në kurriz të popullit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Frikësimi, sipas OBRM-PDUKM-së, i Zaevit dhe kartelit kriminal është i madh dhe ata e dinë se nëse e humbin qeverisjen duhet të përgjigjen për të gjithë krimet.
“E dinë se askush nuk do t’i amnistojë përsëri klanin e tij dhe krimet e tij. Drejtësia do t’i prek edhe të gjithë ata që në vend se ta dënojnë e amnistojnë kriminalitetin e Qeverisë. Injorimi i vullnetit të qytetarëve do t’i kushtojë shumë LSDM-së dhe Zaevi, në zgjedhjet e ardhshme vullneti i qytetarëve do të shprehet edhe më fuqishëm, ndërsa Zaevi do të mbarojë në pensionim politik dhe do të përgjigjet për krimet e tij”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A