Siç është deklaruar, demokratët fituan në disa gara kyçe të martën. Megjithatë, ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit.
Ndërkohë, siç raportohet, përcjell Telegrafi, Republikanët kanë mbajtur shumicën në Senat.
“Dhoma e Përfaqësuesve Demokratë do të punojnë për zgjidhje që do të na sjellin më afër së bashku. Ne kemi shumë ndarje”, ka thënë udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Po sipas mediave, Republikanët kanë kontrolluar deri tani tërësisht Kongresin. Ndërsa në Senat ka pasur një shumicë të ngushtë (51-49 në favor të Republikanëve) dhe është e mundur që kjo do të rritet edhe për një vend apo dy.
Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve, në të cilën Republikanët kishin një “shumicë të rehatshme” (236-193), republikanët kanë humbur siç pritej, por që humbja nuk vlerësohet si katastrofike.
Përbërja e plotë e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit do të jetë e njohur vetëm pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë vendin dhe pas marrjes së rezultateve përfundimtare.
Megjithatë vlerësimet janë se Demokratët kanë 229 vende dhe Republikanët 206 në Dhomën e Përfaqësuesve.
Me një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, mediat shkruajnë se demokratët do të kenë mundësi për të “eksploruar deklarimet tatimore të presidentit Trump”, konfliktet e mundshme të interesit dhe lidhjet e dyshuara me Rusinë në fushatën në vitin 2016.
Gjithashtu ata do të jenë në gjendje për të ndërprerë disa nga ambiciet e tij legjislative dhe përpjekjet e tilla si ato për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën.
Ndryshimet në Senat dhe Kongres
Në zgjedhjet për guvernatorë, demokratët ia kanë marrë republikanëve tre ose katër pozicione, por ata humbën garat e tyre të rëndësishme të tilla si ato në Florida apo Ohajo.
Në zgjedhjet, të cilat mbahen tradicionalisht në mes të mandatit të presidentit aktual, shkruan Index.hr, zgjidhen 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 anëtarë të Senatit dhe 36 nga 50 guvernatorët e shtetit, si dhe zyrtarë të tjerë të shumtë shtetërore dhe lokale.
Dhe amerikanët në numër të madh shkuan në votime, zgjedhje që janë konsideruar të jetë një lloj referendumi mbi presidentin.
Historikisht, partia e presidentit në mes të mandatit të tij, rrallëherë ka shmangur një votë proteste dhe humbjen.
Amerikanët në këto votime kanë zgjedhur deri më tani gruan më të re në Kongres, Alexandria Ocasio-Cortez (29), demokrate nga Nju Jorku e cila u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve.
Gjithashtu votuesit në Minessota dhe Michigan zgjodhën dy gratë e para myslimane, ish-refugjaten nga Somalia Ilhan Omar dhe palestinezo-amerikanen Rashid Tlaib të lindur në Detroit.
Veç këtyre, shteti i Kolorados ka zgjedhur guvernatorin e parë të deklaruar homoseksual, demokratin Jared Polis.
Bëhet e ditur se mandati i ligjvënësve të sapozgjedhur do të fillojë më 1 janar 2019, ndërsa këto zgjedhje janë konsideruar si fillim i fushatës zgjedhore të Trump për vitin 2020.
Çfarë është Kongresi dhe çfarë Senati
Demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në këto zgjedhje, por Republikanët mbajtën Senatin.
Por, cili është dallimi në mes tyre?
SHBA ka dy “Dhoma” të ndryshme: një më “e ulët”, e quajtur Dhoma e Përfaqësuesve dhe një “e sipërme”, e quajtur Senati.
Që projektligjet të bëhen ligj, ato duhet të kalojnë nëpër të dyja.
Por kur demokratët kontrollojnë njërën dhe Republikanët tjetrën, çfarë do të thotë kjo për Donald Trump?
Çfarë është Dhoma e Përfaqësuesve?
Ekzistojnë 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve – që vlerësohen ekuivalentë më të afërt me deputetët e Mbretërisë së Bashkuar.
Ata janë atje për të përfaqësuar popullatën e tyre lokale në Kongres dhe janë persona tek të cilët njerëzit mund të shkojnë, nëse kanë ndonjë problem me mënyrën se si po zhvillohet vendi.
Ata rizgjidhen çdo dy vjet – në të gjitha zgjedhjet e SHBA-së dhe në mesin e tyre.
Çfarë është Senati?
Ka 100 Senatorë në SHBA – dy për çdo shtet.
Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve punon për popullatën lokale, senatorët janë atje për të përfaqësuar interesat e shtetit.
Senatorët rizgjidhen çdo gjashtë vjet – domethënë, rreth një e treta e tyre zgjidhen në çdo afat të mesëm dhe në zgjedhje.
Por çfarë ndodh kur palët e ndryshme kontrollojnë shtetin?
Me demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe republikanët që kontrollojnë Senatin, do të jetë shumë vështirë të kalojë ndonjë ligj.
Kjo ndodhi në dy vitet e fundit të Presidencës së Barak Obamës, kur ai u përpoq të bënte ndonjë ndryshim, pasi republikanët hodhën poshtë ligjet e tij.
Pa kontrolluar dy institucionet, Donald Trump tani është i detyruar të mbështetet në njërin prej tyre të kontrolluar nga demokratët për të kaluar projektligjet e tij, që në rrethanat e tanishme, duket gati e pamundur.
Me zgjedhjet 2020 në horizont, kjo ka të ngjarë të provohet jashtëzakonisht e vështirë, domethënë ai do të ketë vështirësi të mëdha për të bërë ndryshime të rëndësishme gjatë dy viteve të ardhshme.
Fitimi i Kongresit gjithashtu do të thotë që demokratët të fitojnë kontrollin e disa komisioneve që ata mund të përdorin për të nisur hetime të mundshme kundër Trumpit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit
Norvegjia t’i kërkojë GJND-së opinion këshillues për të dënuar qëndrimin e Izraelit ndaj UNRWA-s
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit
Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian