LAJMI I FUNDIT:

Demokratët shpallin fitoren në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

Demokratët shpallin fitoren në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

Demokratët shpallin fitoren për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës, ndërsa republikanët duket se kanë mbajtur kontrollin e Senatit.

Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën.


“Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që e rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan”, tha ajo.

Megjithëse demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit dhe që analistët kishin thënë se do të kishte qenë një kundërshtim ndaj presidencës së presidentit Donald Trump, shkruan Zëri i Amerikës.

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, çfarë ndodhë nëse fitojnë demokratët, e çfarë nëse fitojnë republikanët
Lexo po ashtu Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, çfarë ndodhë nëse fitojnë demokratët, e çfarë nëse fitojnë republikanët

Mbajtja e kontrollit të Senatit nga republikanët u duk thuajse i padiskutueshëm kur demokratët humbën gara kyçe në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016.

Megjithatë, demokrati nga Virxhinia Perëndimore, Joe Manchin arriti ta mbante vendin e tij në senat dhe fitoi ndaj republikanit, Patrick Morrisey, prokurori i përgjithshëm i këtij shteti.

Parashikimet për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, vijnë ndërsa qendrat e votimit po mbyllen në gjithë vendin.

Demokratët siguruan fitoren e parë të rëndësishme në Virxhinia, në rrethinat e Uashingtonit, ku Jennifer Wexton, një prokurore dhe senatore e legjislaturës së shtetit, fitoi ndaj anëtares aktuale të Dhomës së Përfaqësuesve, Barbara Comstock.

Me humbjen e zonjës Comstock, një tjetër fitore demokrate në Florida, dy të tjera në Pensilani dhe dy në Kolorado, si edhe disa në shtete të tjera, demokratët arritën të marrin shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve.

Demokratja Donna Shalala, ish-sekretare e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale fitoi ndaj republikanes, Maria Elvira Salazar për një vend që mbahej nga anëtarja veterane republikane e Kongresit, Ileana Ros-Lehtinen nga Florida.

Një numër i lartë kandidatesh gra

Një numër rekord prej 237 grash po kandidojnë për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 23 në garat për senatin në gjithë vendin, përfshirë 185 Demokratë dhe 52 republikanë.

Fitoret e tyre kanë gjasa ta konsolidojnë përqindjen e grave në Kongres, duke kaluar shifrën 20 për qind për herë të parë.

Shumë prej tyre kandiduan në dy vitet e fundit, të mobilizuara nga njoftimet për sjelljen e Presidentit Donald Trump ndaj grave, lëvizjes #MeToo që ka hedhur dritë mbi përmasat e sulmeve seksuale dhe platformave të politikave republikane për çështje si e drejta e abortit.

Por një nga garat më të rëndësishme për Senatin, u fitua nga Marsha Blackburn, një mbështetëse e fortë e Presidentit Trump, në shtetin e Tenesisë.

Balanca e pushtetit

Marrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët, do të thotë që ata do të jenë në gjendje të frenojnë axhendën e Presidentit republikan, Donald Trump.

Zonja Pelosi e bëri këtë të qartë, kur tha se fitorja do të thotë një “rikthim të idesë së kushtetutës për kontroll dhe balance” si përgjigje ndaj Presidentit Trump.

Fitorja do të thotë gjithashtu që Dhoma e Përfaqësuesve do të jetë në gjendje të ndërmarrë hetime ndaj administratës së Presidentit Trump.

Pjesëmarrja

Votuesit ishin të vendosur që zëri i tyre të dëgjohej të martën, duke pritur në radhë të gjata dhe duke shpërfillur të ftohtin dhe motin me shi për të hedhur votën.

Pjesëmarrja e lartë të martën pason një numër rekord votimesh të hershme gjatë javës së kaluar.

Megjithëse emri i Presidentit Donald Trump nuk ishte në fletët e votimit, shumë votues në gjithë vendin, i shohin këto zgjedhje si një referendum për dy vitet e para të tij në detyrë.

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori