LAJMI I FUNDIT:

Gashi dhe Sahin diskutojnë vazhdimin e bashkëpunimit për punën vullnetare

Gashi dhe Sahin diskutojnë vazhdimin e bashkëpunimit për punën vullnetare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot udhëheqësin e ri të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

Ministri Gashi e uroi Sahin për pozitën e re si udhëheqës i zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe e falënderoi për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta për rininë.


Konkretisht në këtë takim u bisedua rreth vazhdimit të bashkëpunimit të MKRS-së dhe UNICEF-it në krijimin e platformës për njohjen e punës vullnetare.

“Në këtë platformë janë regjistruar mbi 3000 vullnetarë dhe afër 100 OJQ. Duke parë suksesin e platformës për vullnetarë është paraparë edhe një platformë për ekstremizmin dhe radikalizmin ku dhënia e grandeve do të jetë transparente”, ka thënë Gashi, sipas kumtesës për media.

Ndër të tjera ministri njoftoi udhëheqësin e UNICEF-it edhe për hapat që janë ndërmarrë nga ana e MKRS-së për përgatitjen e Strategjisë për Rini, draftin e së cilit tashmë MKRS e ka të përfunduar.

“Realizimi i projekteve të përbashkëta me UNICEF-in, konsiston edhe me politikat tona si Ministri dhe ky bashkëpunim ka sjell sukses në aktivizimin e rinisë. Përmes realizimit të projekteve të tilla, ne po përmbushim edhe zotimet tona për përfaqësim të interesave të rinisë së vendit”, theksoi ndër të tjera ministri Gashi .

Në anën tjetër, udhëheqësi i ri i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij. Ai u shpreh i gatshëm për të vazhduar punën e përbashkët në mënyrë që ky bashkëpunim të ndikoj në realizimin e projekteve në fuqizim të rinisë së Kosovës. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori