LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Riorganizimi konkret i administratës do të bëhet në vitin 2019 (Video)

Mançevski: Riorganizimi konkret i administratës do të bëhet në vitin 2019 (Video)

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot tha se në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të ketë ndryshime më të mëdha në administratë, me riorganizimin dhe optimizimin e saj, proces që do të përfundojë në vitin 2020 dhe një pjesë e vogël në vitin 2021. Për aktivitetet e ardhshme do të ketë një seri ligjesh, ndërsa mes tjerash edhe revizion të Ligjit për organizimin e organeve të administratës shtetërore.

Ai tha se pritjet janë që të vendoset kuadër për organizimin institucional, të zgjidhet problemi me mbingarkimin nëpër institucione, si dhe problemi me institucionet me një person, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Do të kemi kritere të qarta për atë cilat institucione prej kujt mund të themelohen dhe cilat institucione para kujt japin përgjegjësi. Duam të ndalohet “ping-pongu administrativ” me qytetarët dhe firmat”, tha Mançevski.

Sipas Mançevskit, me aktivitetet e ardhshme institucionet do të grupohen në fusha të veprimit. Ministritë do të jenë krijuese të politikave, agjencitë do të angazhohen për zbatimin e politikave, ndërsa funksioni për mbikëqyrje do të jetë nën kompetenca të inspektorateve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Kronika e Zezë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

Elfije Boletini
Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Elfije Boletini
​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori