Investimet e Huaja Direkte në Kosovë (IHD) kanë pësuar rënie të madhe këtë vit. Në pesë mujorin e parë të këtij viti IHD-të kanë pësuar rënie prej hiç më pak se për 34 për qind.
Përderisa vitin e kaluar në periudhën e njëjtë investimet e huaja kanë arritur vlerën prej mbi 100 milionë eurosh, këtë vit këto investime kanë arritur prej vetëm 76 milionë eurosh, shkruan ORAinfo.
Sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rënie u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione si dhe investimet në instrumente të borxhit.
“Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 94.8 milionë euro dhe shënoi rënie prej 3.8 për qind. IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë negative prej 18.8 milionë euro (16.5 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2017)”, thuhet në raportin “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike” të BQK-së.
Rënia më lartë e IHD-ve u shënua në sektorin e ndërtimtarisë dhe të shërbimeve financiare nga 34.1 në 12.4 milionë euro, përderisa në patundshmëri dhe në sektorin e tregtisë u shënua rritje e IHD-ve prej 2.2 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, sa i përket origjinës së investimeve të huaja në Kosovë, Gjermania zë vendin e parë me 30.1 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 26.4 milionë euro dhe Austria me 13.8 milionë.
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se rënia e investimeve ekonomike ka ndodhur për shkak të mos stabilitetit politik në vend dhe për shkak të ngecjeve në realizimin e projekteve të mëdha. /ORAinfo/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City