LAJMI I FUNDIT:

Përplasje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës

Përplasje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës

Deputetët Frashër Krasniqi i PSD-së dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon në KTV, jashtë ndërtesës së televizionit.

Lidhur me këtë Telegrafi ka kontaktuar autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, por ky  i fundit nuk ka dashur të komentojë ngjarjen.


“Nuk mundem me komentua asgjë. Emisioni ka shkuar në rregull nuk është e imja me komentua. Nga ana ime s’kam koment”, tha Kelmendi.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë për zërin se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t’i ndajë.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloi situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxherri.

Telegrafi ka tentuar të komunikojë me të implikuarin Xhelal Sveçla dhe Frashër Krasniqin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Krasniqi edhe më parë kishte pasur konflikt fizik me një deputet, në një studio televizive, në Klan Kosova, në atë rast me deputetin e Nisma-s, Milaim Zeka.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori