Gjakova është bërë nikoqir i një tryeze diskutimi mes gjitha institucioneve lokale relevante, për testimin e databazës për dhunë në familje.
Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh dhe Kordinatori Nacional për dhunë në familje, Naim Qelaj ka thënë se krijimi i një databaze për dhunën në familje edhe pse e vonshme, është shumë e rëndësishme. Sipas tij, ajo nuk luftohet duke e fshehur atë, por duke e raportuar tek institucionet përkatëse.
Qelaj gjithashtu dha arsyet pse është vendosur që Gjakovës t’i besohet ky pilotprojekt duke e vlerësuar mjaft shumë angazhimin e nivelit lokal atje për parandalimin e dhunës në familje. Ndër të tjera, shtoi se suksesi ose dështimi i këtij testimi në Gjakovë do të varet e ardhmja e kësaj databaze.
“Gjakova është një komunë me karakteristika të veçanta, jo për shkak të rasteve që kanë ndodh, por për shkak të angazhimit të krejt institucioneve dhe shoqërisë civile, si pionere të trajtimit të kësaj teme në Koosvë…. 03:48 Gjakova ka pasur kordinim të mirë në mes nivelit lokal si mekanizëm lokal dhe nivelit qëndror, kjo ka bërë që testimi i këtij projekti me ju besu Gjakovës sepse nga suksesi ose dështimi i këtij testimi në Gjakovë, ka m’u varë dhe e ardhmja e kësaj databaze”, tha ai.
Qelaj, po ashtu theksoi, se databaza është pjesë e kritereve që kanë dalur nga MSA-ja e Bashkimit Evropian dhe konventa e Stambollit që ju garanton të drejta dhe mbrojtje viktimave të dhunës në familje.
Pjesë e kësaj tryeze ishte dhe menaxheri i këtij projekti, Ridvan Bunjaku, ai vlerësoi mjaft shumë këtë pilotprojekt, pasi sipas tij, i lehtëson më shumë punët e gjitha institucioneve përfshirëse për parandalimin e dhunës në familje.
“Në këtë databazë janë të pranishme vendi ku ka ndodhur incidenti, koha, niveli i rrezikshmërisë, viktimat, të dyshuarit si dhe disa veçori të tyre, si psh ishte në ndikim të alkoolit e kështu me radhë. Akterët tjerë, ne i quajmë Policinë, Qendrën për Punë Sociale, mbrojtësin e viktimës, Strehimorën, Prokurorinë, Gjykatën. Akterët munden ta referojnë rastin tek njëri tjetri, ku kjo databazë është si me thanë është një pikë që e bashkon dhe ndihmon gjithë akterët” , theksoi ai.
Të pranishëm në këtë tryezë diskutimi ishin përfaqësues nga Qendra Sociale, Strehimorja, Policia, Prokuroria dhe Gjykata.
Dhuna në familje është një dukuri mjaft negative që po shfaqet në Kosovë, pak muaj më parë, pikërisht në Gjakovë një grua bashkë me vajzën e vet u qëlluan për vdekje nga burri dhe babai i të vogël./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Politika për barazi, jo paga për riprodhim”, aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës
Valmir Aziri: Më pak se 12% e buxhetit për kulturën shqiptare, diskriminimi më i madh i viteve të fundit
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?