LAJMI I FUNDIT:

Ja se si mund të duket Galaxy S10

Ja se si mund të duket Galaxy S10

Falë një raporti të Bloomberg, mund të kemi një ide më të mirë se si mund të duket Samsung Galaxy S10.

Koncepti i dizajnerit Ben Geskin ka krijuar pamjen e telefonit të ardhshëm Samsung, bazuar në thashethemet dhe raportet e deritanishme.


Telefoni thuhet se ka korniza shumë të hollë të sipërme dhe të poshtme, të cilat mund t’i shihni në imazhet e Geskin – njëra prej të cilave e krahason me Samsung Galaxy S9 dhe iPhone XS Max.

Ekziston edhe një skaner i gjurmëve të gishtave në ekran, i përfaqësuar nga një ikonë e printit në ekran, dhe kamera e trefishtë në pjesën e pasme.


Megjithatë, teknologjia më e rëndësishme që është zbuluar nga burimet e Bloomberg, duket të jetë kamera frontale.

Kjo shfaqet në dizajnin kryesor si një pikë e vetme në krye të ekranit. /Telegrafi/