Në Mitrovicë dhe në komunat përreth, Skenderaj, Vushtrri e Drenas, janë identifikuar mbi 100 deponi ilegale të mbeturinave. Në Mitrovicë deri më tani janë pastruar 6 deponi të mbeturinave, në Skenderaj 13, në Vushtrri 8 deponi ilegale të mbeturinave, ndërsa në komunën e Drenasit janë identifikuar 57 deponi ilegale të mbeturinave, por pastrimi i tyre nuk ka filluar ende.
Me tonë mbeturina janë larguar nga deponitë ilegale të mbeturinave në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Skenderaj, Vushtrri, si dhe në komunën e Drenasit, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.
Në Mitrovicë deri më tani janë pastruar 6 deponi të mëdha të mbeturinave, si dhe disa të vogla, në Skenderaj 13, në Vushtrri 8 deponi ilegale të mbeturinave, ndërsa në komunën e Drenasit janë identifikuar 57 deponi ilegale, por pastrimi i tyre nuk ka filluar ende. Komunat kanë angazhuar kompanitë për pastrimin e të gjitha hapësirave të shndërruara në deponi mbeturinash, të cilat kanë paraqitur rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Drejtori për Ambient në Komunën e Mitrovicës, Asllan Isufi, i tha gazeta Zëri, se në komunën e Mitrovicës janë identifikuar 9 deponi të mëdha ilegale të mbeturinave dhe disa të vogla: deponia në afërsi të kampit danez të KFOR-it në Zhabar (brigjet e lumit Ibër), deponia në Shipol, deponia në Vaganicë, deponi të vogla, aksi rrugor (baypas) Vaganicë – Bair, deponia afër QMF-së në Iliridë, deponia në fshatin Bare, deponia në lagjen “2 Korriku”, deponia në Zhabar të Epërm (aksi rrugor që shkon nga “Emona” tek ish-kampi danez i KFOR-it dhe deponia te ish-LUX-i, brigjet e lumit Silnica. /Zëri /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A