LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit e Maqedonisë kërkojnë amnisti, nëse e njëjta pranohet për të burgosurit e 27 prillit

Të burgosurit e Maqedonisë kërkojnë amnisti, nëse e njëjta pranohet për të burgosurit e 27 prillit

Të burgosurit që kontaktuan me “A1on” paralajmërojnë grevë në të gjithë burgjet nëse ndodh amnistia për ndonjë nga politikanët dhe ish-funksionarët. Ata thonë se nuk mund që kriminelët e mëdhenj të ecin lirshëm dhe vazhdimisht të amnistohet mes veti, ndërsa të tjerët për thithje të marihuanës apo qebapë të vjedhur dhe ajvar të burgosen me vite nëpër burgje.

Të burgosurit ankohen se edhe në amnistinë e dhënë për rreth 800 të burgosur nuk është aplikuar ndaj tyre për shkak se nuk kanë qenë në burgje ekzekutive. Për këtë shkak, në vend se Qeveria të mendojë për politikanët nga opozita, ata kërkojnë të përmirësohet drejtësia dhe të jepet amnisti e jashtëzakonshme për të gjithë të burgosurit që kanë pasur vendim përfundimtar para vitit 2017, dhe që nuk janë amnistuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi të burgosur të cilët ende nuk jemi amnistuar, dhe na takon amnistia. Disa nga ne janë të dënuar pa dëshmi dhe mbajtëm dënime në kushte më të këqija, pa nxehje, pa asnjë të drejte, dhe na është ndaluar e drejta e shërimit”, ankohen të burgosurit.

Ata thonë se nëse Qeveria e LSDM-së i amniston kriminelët e vërtetë të OBRM-PDUKM-së të gjithë të burgosurit në të gjithë burgjet do të kërkojnë që në procedurë për amnisti apo falje për shkak se nga Qeveria e OBRM-PDUKM-së, siç thonë ata, të gjithë jemi të dënuar me dënime më të larta pa fakte. Ata cekin se nëse nuk ju jepet e njëjta siç i jepet OBRM-PDUKM-së, të gjithë të burgosurit në të gjithë burgjet do të hynë në grevë dhe nuk do ta përkrahin partinë që e udhëheq Zoran Zaevi.

Me Ligjin për amnisti i cili u miratua më 15 janar të këtij viti, lirohet nga burgu rreth 815 persona me vendim përfundimtar, përderisa ulja e dënimit për 30% kapi mbi tre mijë të burgosur. Ligji parashikonte amnisti edhe për kryesit e vrasjeve, veprave penale për përdhunim, zgjedhje dhe veprat penale kundër shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori