LAJMI I FUNDIT:

Klopp e ngrit në qiell Shaqirin: E kisha të vështirë ta lija në bankë, është njeri dhe lojtar fantastik

Klopp e ngrit në qiell Shaqirin: E kisha të vështirë ta lija në bankë, është njeri dhe lojtar fantastik
LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 27: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Liverpool FC and Cardiff City at Anfield on October 27, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme me Liverpoolin.

Mesfushori nga Kosova ka lënë gjurmë edhe në një ndeshje të Liverpoolit në Ligën Premier ndaj Cardiffit 4-1.


27-vjeçari shënoi golin e parë në kampionat dhe të parin në Anfield që pas transferimit nga Stoke City.

Momenti kur Shaqiri shënoi golin e tij të parë me fanellën e Liverpoolit në Ligën Premier. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp tha se kishte shumë të vështirë ta linte Xherdanin në bankë pas paraqitjeve të mira.

“Xherdani luajti katër ndeshje për gati 90 minutave, ndaj Huddersfield dhe Crvena Zvezdes si dhe dy ndeshje ndërkombëtare me Zvicrën”.

“Ishte i përfshirë në dy gola që më bën shumë të lumtur dhe e kisha shumë të vështirë ta lija në bankë pasi ishte shumë mirë në ndeshje, por duhej ta bëja këtë”, tha Klopp.

Gjermani tutje ka vazhduar duke lavdëruar futbollistin nga Kosova që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Xherdan Shaqiri duke festuar golin e tij së bashku me Mohamed Salah. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

“Të gjithë jemi të lumtur që e kemi Shaqirin këtu, ai është një njeri dhe lojtar fantastik”.

“Shaq është një lojtar i mrekullueshëm, ai ka ardhur këtë verë tek ne dhe duket sikur luan që prej vitesh. Do të na ndihmojë shumë të shënojmë”, përfundoi Klopp.

Pas 10 ndeshjeve në kampionatin anglez, Liverpooli vazhdon të kryesojë me 26 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori