LAJMI I FUNDIT:

Trump dënon sulmin me armë zjarri në Pitsburg (Video)

Trump dënon sulmin me armë zjarri në Pitsburg (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dënuar sulmin me armë zjarri në një qendër të komunitetit hebre në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara.

Trump e ka cilësuar këtë sulm si një “akt i vrasjeve masive që është tejet djallëzorë”, shkruan Euronews.


Ai ka thënë se një sulm i tillë është sinqerisht i paimagjinueshëm dhe i vështirë për t’u besuar.

Presidenti i SHBA-ve ka shtuar se kombi amerikan dhe bota janë tronditur nga ky akt tragjik dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar pasi që urrejtja ndaj komunitetit hebre duhet luftuar kudo që shfaqet.