LAJMI I FUNDIT:

Në Londër dalin në shitje dy objekte të Ahmet Zogut

Në Londër dalin në shitje dy objekte të Ahmet Zogut

Studiuesi Erald Kapri ka publikuar sot disa foto të objekteve të rralla të Ahmet Zogut, të cilat gjenden në shtëpinë e Ankandeve në kryeqytetin e Anglisë, në Londër.

“Një shtëpi ankandesh në Londër, ‘The Saleroom’, ka zbuluar dhe nxjerrë në shitje dy objekte të rralla të Mbretit Zog. Bëhet fjalë për një nga spaletat e uniformës së tij mbretërore dhe stema e makinës mbretërore të një Bugatti Royale që Zogu nuk e gëzoi dot. Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxori në fund të viteve ‘20 një model mbretëror makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore. Njëra prej tyre u destinua për Mbretin Zog, por për arsye të panjohura Mbreti Zog nuk e tërhoqi kurrë makinën. Por, më herët ai kishte porositur stemën mbretërore të saj, një shqiponjë që mbante në supe kurorën e Skënderbeut, me metal të rëndë në bronz ari, që do i vendosej makinës sipër kofanos së saj. Për herë të parë kjo stemë, e ruajtur diku në një koleksion privat, është nxjerrë në shitje për vlerën minimale 1500 euro. Objekti i dytë është spaleta e uniformës mbretërore, e cila ka një fushë të argjendtë me emblemën AZ e që së bashku me kunja lidhin edhe kurorën e Skënderbeut. Lidhjet janë me shirita argjendi ndërsa pjesa e brendshme e saj është e punuar me lesh dhe pëlhurë nga ku ka edhe mbishkrimin e prodhuesit ‘Unione Militare Roma’. Çmimi i spaletës është 600 euro”, shkruan Kapri.


Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
KANGË

KANGË

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
DURIMI

DURIMI

Fjala+
Kalo në kategori