Një rrëfim për Mauro Icardin sa ishte pjesë e Barcelonës – qëndrimi tri vite dhe arsyeja pse ai e la La Masian për të kaluar në Itali
Mauro Icardi ka qenë për tri vite te Barcelona, kur luante me moshat. Dy bashkëlojtarët e tij, shqiptari Ivan Balliu dhe Oriol Romeu, së bashku me gazetarin Jaume Marcet, tregojnë kohën kur sulmuesi lunte me Akademinë e famshme La Masia.
Mauro Icardi dhe Barcelona u përpoqën ta krijojnë një lidhje, por aty mbyllet gjithçka.
Sulmuesi i lindur në Rosario, u transferua në Ishujt Kanarie në moshën nëntëvjeçare, ku qëndroi gjashtë vite dhe ra në sytë e Barcelonës.
Jo vetëm të Barcelonës, pasi për të kishte interesim edhe nga Real Madridi, Valencia, Sevilla, Espanyol, Deportivo La Coruna, Arsenali dhe Liverpooli.
Kishte shënuar 500 gola për të rinjtë dhe në vitin 2008 nënshkroi me Barcelonën. Në të njëjtin vit një tjetër argjentinas nga Rosario, Lionel Messi, veshi fanellën me numrin 10 për herë të parë.
Megjithatë, pavarësisht cilësive të tij të pamohueshme, Icardi nuk arriti të ndiqte gjurmët e Messit dhe të bëhet një yll në Barcelonë.
Sulmuesi i ri së shpejti do të kuptonte se për të arritur të bëhej profesionist, ai duhej të shikonte përtej Camp Nou, fushë në të cilën ai do të udhëheqë Interin si kapiteni kundër Barcelonës të mërkurën në mbrëmje.
Ai ishte bashkuar me ekipin A të kadetëve, një skuadër që ishte e bekuar me shumë talentë, ndër më të talentuarat në historinë e akademisë së të rinjve.
Ai luajti me zemër aty.
“Nuk ka shumë breza nga La Masia që kanë qenë aq të bashkuar. Kemi kaluar shumë javë së bashku në Ibiza”, tregon Ivan Balliu, aktualisht pjesë e Kombëtares shqiptare dhe e Metz në Ligue 2 për Goal .
Icardi iu bashkua një ekipi që ishte më shumë si një familje.
“Konkurrenca ishte e shëndosh”, thotë Balliu.
Megjithatë, Icardi u përball me më shumë pengesa sesa shumica e djemve tjerë në këtë gjeneratë.
Një tjetër lojtar i njohur që doli nga La Massia, Oriol Romeu, tani në Southampton, kujton se argjentinasi ishte një karakter i rezervuar dhe nuk u integrua mirë.
“Ai ishte gjithmonë i mbuluar nga familja e tij. Ai kishte një lidhje të vogël me ne”, thotë Romeu.
Me gjithë përpjekjet për tu integruar, Icardi ka kujtime të bukura për kohën e tij të kaluar në Katalunjë.
“Ne jemi takuar disa herë që atëherë. Dhe ne gjithmonë flasim për Barcelonën”, thotë Romeu.
Dëshmi se sulmuesi ishte zhytur në vlerat e La Masias, edhe nëse situata e tij ishte më e komplikuar se sa e pjesës tjetër.
“Ai nuk kishte të njëjtin profil si shumica e sulmuesve të tjerë që kishim në La Masia, por ai dinte se si të mbante topin dhe ishte golashënuesi i madh”, thotë Balliu.
Shqiptar zbulon se ai luftonte me mbrojtësit, por ajo ishin mënyra që kërkohej dhe përshtatej me modelin e Barcës.
Gazetari Jaume Marcet thekson se Icardi ishte sinonim i sulmuesit të zonës, një golashënues i shkëlqyer me një lojë të fort në ajër, shumë ndryshe nga të tjerët në atë kohë.
“Ai dikur ishte i izoluar dhe i shkëputur, por ishte një nga lojtarët më të mirë që kam parë në futbollin e moshave të Barcelonës”.
“Ai nuk dukej krejtësisht i rehatshëm në lojë. Ai nuk luante mes linjave ose të kthehej prapa. Ai ofronte një profil më statik dhe në atë kohë u kërkua nga ai lëvizshmëri, që ai thjesht nuk e kishte”.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, në atë kohë Messi filloi të luante “nëntë” nën urdhrat e Pep Guardiola gjatë sezonit të dytë të Icardi në klub.
Ekipet e tjera të Barcelonës (akademia) e ndoqën këtë praktikë, duke bërë që Icardi sa më pak të përshtatej në filozofinë e re të Blaugranave.
Sipas Marcet, trajnerët në La Masia u kërkuan sulmuesve të tyre që të “afroheshin te mesi i fushës për të marrë topin, të ofrojnë më shumë gjëra se sa golat”.
Icardi e vuajti shumë këtë.
“Ai nuk ishte i përgatitur të merrte këto detyra sepse ai kishte karakteristika të ndryshme”, deklaron gazetari Marcet.
Para sezonit të tij të fundit si lojtar i Barcelonës, në edicionin 2010-11, Zlatan Ibrahimovic u gjend në një situatë të ngjashme në ekipin e parë të Guardiolas dhe vendosi të kthehej në Itali për t’u lidhur me AC Milan.
Icardi në thelb e ndoqi këtë shembull në janar të vitit 2011, duke u bashkuar me Sampdorian si huazim në gjysmë sezon.
Ai nuk do të kthehej më si lojtar i Barçës, pasi klubi nga Genoa pagoi 400 mijë euro për ta mbyllur marrëveshjen në vitin 2011.
Pjesa tjetër, siç e thonë të gjithë, është histori… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBefasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova