Avokati Tomë Gashi ka thënë se klienti i tij ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Syelejman Selimi, “ka prekur dikë në damar, kur tha se UÇK-ja ka pasur 12,700 ushtarë”.
Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka treguar se gjyqtari i EULEX-it futi në panelin e gjyqtarëve dashnoren e tij, me të cilën nuk ishte i martuar, për të bërë shumicën e dy vetave e më pas të dënojë Sylejman Selimin.
“Gjyqtari Darius Sielicki, fillimisht për ta gjetur mënyrën juridike se si të dënojë Sylejman Selimin dhe të tjerët, mori në panelin gjykues prej tre gjyqtarëve të dashurën e tij. Që do të thotë se janë bërë dy persona që do të votonin për të dënuar Selimin me shokë”, tha Gashi, duke treguar se këto prova i kanë marrë nga kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simons.
Avokati ka thënë se është skandaloze që edhe pas anulimit të aktgjykimeve, Sylejman Selimi dhe të tjerët mbahen ende në burg.
“Gjykata Supreme ka anuluar të gjitha aktgjykimet sa i përket Sylejman Selimit, Jahir Demakur e të tjerëve, por Selimi ende mbetet në burg kundërligjshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gashi ka thënë se disa politikanëve nuk po u konvenon lirimi i Selimit, për çështje që vetëm ata i dinë.
“Shqiptarët po veprojnë krye në veti, sepse politikanët nuk i lejojnë të veprojnë sipas ligjit, por thjesht nuk u konvenon të lirohet Sylejman Selimi për çështje që vetëm ata i dinë”.
Avokati ka thënë se deklarata e Selimit për numrin e veteranëve mund t’i ketë prishur punë dikujt, prandaj dikush do që ai të mbetet në burg.
“Mos e ka prek dikë në damar Selimi kur deklaroi nga burgu i Dubraves së UÇK-ja ka pasur 12,700 ushtarë, por jo më shumë se 13,000 ushtarë”, tha ndër të tjera Tomë Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit