LAJMI I FUNDIT:

Todorov: Jam përjashtuar nga OBRM-PDUKM-ja anti-perëndimore dhe anti-NATO, kjo nuk është partia ime

Todorov: Jam përjashtuar nga OBRM-PDUKM-ja anti-perëndimore dhe anti-NATO, kjo nuk është partia ime

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe anëtar i OBRM-PDUKM-së Nikolla Todorov, pas përjashtimit të tij nga partia, përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se ai është përjashtuar nga fraksioni i transformuar i OBRM-PDUKM-së, duke shtuar se atë nuk mund ta përjashtojnë nga partia tek e cila ka dhënë mund të madh.

“Jam i shqetësuar pasi e di se nuk më kanë dhe nuk mund të më përjashtojnë nga partia ime, por më kanë përjashtuar nga fraksioni i transformuar i OBRM-PDUKM-së, e transformuar në anti-perëndimore, anti-NATO dhe BE, e drejtuar nga njerëz që janë të robëruar në kotësitë personale dhe që praktikojnë metoda të vjetra të veprimit politik, të imponuara nga struktura të vjetra të UDB-së që janë të përkushtuar për interesa anti-maqedonase dhe propaganda anti-perëndimore”, shkruan Todorov në Facebook, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai më tej thotë se i falënderon ata që e përjashtuan nga partia, pasi nuk dëshiron të jetë pjesë e fraksionit turpërues të partisë së tyre.

“Për dallim nga fraksioni i tyre, OBRM-PDUKM-ja ime është evropiane, moderne, parti e qendrës së djathtë, në të cilën janë atdhedashës, intelektual, punëtorë, njerëz shtëpiak dhe populli maqedonas”, shton më tej Todorov.

Ai në fund thotë se me zemër dhe shpirt akoma është në OBRM-PDUKM dhe se askush nuk mund ta përjashtojë nga partia e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori