LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Vrasja e Khashoggit ishte e planifikuar

Erdogan: Vrasja e Khashoggit ishte e planifikuar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi ishte e planifikuar.

Ai bëri të ditur se një ekip saudit kreu inspektime në Pyllin “Belgrad” të Stambollit dhe provincën “Yalova”, para vrasjes së Khashoggit.


“Qeveria e Arabisë Saudite zyrtarisht pranoi për vrasjen e Jamal Khashoggit, 17 ditë pas vrasjes së tij. Qeveria e Arabisë Saudite duke e pranuar vrasjen, hodhi një hap të rëndësishëm. Pas kësaj, prej tyre presim që me sinqeritet të nxjerrin në pah të gjithë përgjegjësit dhe t’i dënojnë para ligjit”, tha Erdogan në një fjalim para Klubit të deputetëve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në Parlamentin turk.

Sipas tij, nëse deklarata se kufoma e Khashoggit i është dhënë bashkëpunëtorit të brendshëm është e saktë, atëherë duhet ditur se “kush është ai”.

“Informacionet dhe faktet e deritanishme tregojnë se Khashoggi ishte viktimë e një vrasjeje mizore”, tha shefi i shtetit turk.

Ndryshe, Khashoggi për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në Konsullatën saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javë mohimi, Arabia Saudite të shtunën e kaluar pranoi se gazetari i Washington Post-it u vra brenda në konsullatë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Kalo në kategori