LAJMI I FUNDIT:

Lukaku: Juventusi dhe Ronaldo, arsyeja pse i jam bashkuar Unitedit

Lukaku: Juventusi dhe Ronaldo, arsyeja pse i jam bashkuar Unitedit
Romelu Lukaku në konferencën për media para ndeshjes kundër Juves (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, mezi po pret përballjen me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

25-vjeçari thotë se i pëlqen ndeshjet e tilla të mëdha pasi ato janë një sfidë për atë dhe skuadrën.


“Kjo është arsyeja pse iu bashkova këtij klubi. Dua të luaj në një stadium kaq madhështor para tifozëve të tillë. E kam ëndërruar si fëmijë, tani është rasti im”, ka thënë Lukaku për MUTV.

Romelu Lukaku në stërvitjen para ndeshjes kundër Juventusit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Është sfidë e mirë për të shikuar ku jam unë dhe skuadra, se si do të paraqitemi ndaj mbrojtjes më të fortë aktualisht në Evropë”.

“Cristiano Ronaldo? Jam 25 vjeçar dhe jam rritur duke e shikuar atë duke luajtur dhe përmirësuar, duke u transformuar në lojtarin që është sot”.

Solskjaer: Juventusi është favorit i Ligës së Kampionëve, sidomos tani me Ronaldon
Lexo po ashtu Solskjaer: Juventusi është favorit i Ligës së Kampionëve, sidomos tani me Ronaldon

“Pra, për lojtarët e gjeneratës time dhe më të rinj, ne duhet të presim dhe të shikojmë se çfarë sjell puna e madhe”.

 “E kam shikuar ndeshjen kur ka qenë ai për të fundit herë (me Realin në vitin 2013). Ai u prit si legjendë”, ka shtuar Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori