Më 3 shtator të këtij viti Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Pagat dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës, por nga ajo kohë thuajse është harruar në tërësi. Përfaqësues të punëtorëve në vend po kërkojnë që ligji në fjalë të miratohet sa më shpejt që është e mundur.
Projektligji për Pagat ndonëse ka kohë që është miratuar nga Qeveria e Kosovës vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit të Kosovës, derisa kohë më parë ishte premtuar se ligji në fjalë do të kalojë shpejt. Përfaqësues të punëtorëve në vend po kërkojnë që ligji në fjalë të miratohet sa më shpejt që është e mundur, derisa në anën tjetër përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, janë shprehur kundër një iniciative të tillë.
Naser Osmani, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një prononcim për gazetën “Zëri” ka treguar se janë në pritje që projektligji t’u shkojë në Kuvend.
Ai ka sqaruar se fillimisht do të ulen me ministrin e Financave Bedri Hamzën, si dhe me përfaqësuesit e sponsorimit të këtij ligji, Ministrinë e Administratës Publike, për t’i analizuar renditjet e kategorive brenda kornizave të mundshme buxhetore.
“Presim që të vijë Projektligji në Komision, ku më pastaj Komisioni të ulet bashkë me ministrin e Financave dhe me sponsoruesit (Ministrinë e Administratës Publike) dhe të shohim si është bërë rangimi, të paktën të mos ketë ulje të pagave, vetëm brenda kornizave të mundshme të buxhetit. Nuk e di a do të aprovohet këtë vit ky projektligj, sepse nuk e di kur do të kalojë në leximin e parë, kur do të bëjë opozita kuorumin që të mundë të vijë në Komision për amendamentim. Duhet të shikohet kur i bën numrat pozita për ta votuar”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e këtij Komisioni. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron