Pas disa akuzave të drejtuara ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) nga dy organizata jo qeveritare për plagjiaturë dhe keqmenaxhim, në komisionin parlamentar për arsim dhe shkencë, kanë raportuar anëtarë të Akademisë, të cilët kanë mohuar akuzat dhe sipas tyre, nuk dihet financimi i këtyre OJQ-ve.
Ky takim i AShAK-ut me komisionin parlamentar për arsim e shkencë ka ardhur edhe pas kritikave nga disa organizata joqeveritare lidhur me punën e kësaj akademie dhe cilësinë e Fjalorit Enciklopedik të botuar javë më parë.
Sekretarja shkencore e Akademisë, Myzafere Limani, tha se menjëherë pas publikimit të hulumtimit të organizatave joqeveritare janë munduar të kuptojnë se kush qëndron pas tyre.
Sipas saj, hulumtimi i tyre është tejet i cekët dhe financimi i tyre i paqartë.
“Edhe ne e kemi pasur në dorë atë raport për të cilin ju po flisni. Me iu thënë të drejtën krejt ajo çka më ka zgjuar kureshtjen, ka qenë kush qëndron mbas atyre dy organizatave joqeveritare. Duke marrë parasysh që financimi i tyre për ne është krejt i pa qartë, edhe hulumtimi i tyre është tejet i cekët. Akademia e ka për obligim t’i respektoj vlerësimet të cilat vijë prej institucioneve si motra, Akademia i merr gjithmonë seriozisht. Akademia i kKushton rëndësi publikimeve në gjuhën e huaj, posaçërisht veprave të cilat pasqyrojnë Kosovën, i pasqyrojnë vetitë e Kosovës dhe të arriturat e Kosovës”, ka thënë Limani, raporton KP.
Ndërsa, Arsim Bajrami nga kjo Akademi u përgjigj në pyetjen e kryetarit të komisionit lidhur me ndikimin politik. Ai tha se çështja e politizimit është e rregulluar me ligj dhe nuk ka politizim në Akademi.
Akademia, sipas tij, mund të japë përgjigje vetëm në rast të ndonjë kërkese institucionale lidhur me çështjet politike në vend, ashtu siç e kanë bërë edhe kur është hartuar Kushtetuta.
“Pajtohem me ju që duhet të punojmë shumë që të kemi projekte zhvillimore dhe ne do të fillojmë të konkurrojmë në fonde evropiane që janë fonde të destinuara për shkencë, me projekte nga fusha e zhvillimit ekonomik, nga fusha e inovacionit, teknologjive të informacionit, mjekësia dhe bujqësia. Në këtë drejtim do të hymë në partneritet me Akademitë evropiane”, ka thënë Bajrami.
Ai ka thënë se Akademia financohet nga buxheti i Kosovës, zbaton të gjitha vendimet e qeverisë dhe respektojmë të gjitha afatet ligjore që kërkohen zbatojmë rekomandimet e Zyrës së Auditorit edhe pse nuk kemi rekomandime serioze.
Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Sport e Inovacion shprehën interesimin lidhur me projektet e Akademisë, aktivitetet si dhe me akuzat për plagjiaturë nga anëtarët e Akademisë, Ismajl Kurteshi, kryetar i Komisionit Parlamentar kishte një varg pyetje për anëtarët e AShAK-ut, i cili ka pyetur se sa kushton rëndësi Akademia botimit të publikimeve të veta në gjuhë të huaj.
“A ka Akademia ndonjë projekt ndërkombëtar në të cilin është aktualisht, nëse ka cili është ai konkretisht. Po ashtu, është me rëndësi me ditë se sa për qind e buxhetit e Akademisë shpenzohet për realizmin e projekteve? Një çështje tjetër që është bërë pyetje pashmangshme për të gjitha institucionet, është se a ka ndikim politika në punën e Akademisë dhe sa është ai ndikim?… ka pasur akuza publike për disa anëtarë të Akademisë se veprat e tyre janë plagjiaturë. A i keni trajtuar këto raste?”, ka pyetur Kurteshi.
Ndërsa, anëtari Driton Çaushi shprehu shqetësimin e tij për konkurset në Akademi. Ai tha se nga 22 anëtarë të Akademisë vetëm 3 nga ta kanë publikime në revistat.
Ndryshe, ditë më parë po në këtë komision parlamentar, kanë raportuar përfaqësues të OJQ-së “Integra” që kanë paraqitur një krizë në ASHAK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe