LAJMI I FUNDIT:

Pas Kendall Jennerit, Paris Hilton bëhet një tjetër viktimë e përndjekësit që tentoi të hyjë dy herë në shtëpinë e saj

Pas Kendall Jennerit, Paris Hilton bëhet një tjetër viktimë e përndjekësit që tentoi të hyjë dy herë në shtëpinë e saj

Paris Hilton është bërë viktimë e një përndjekësi qëtentoi të hyjë në shtëpinë e saj në të njëjtën mënyrë siç bëri te shtëpia e Kendall Jenner, ngjarje e cila u shënua këtë javë.

Një burrë që ‘dukej i çmendur dhe i paqëndrueshëm’ arriti të kalojë sigurimin për të arritur në shtëpinë e Hilton në Los Anxhelos dy herë këtë javë, thuhet sipas një burimi të TooFab.

Sipas faqes së internetit, Hilton, 37 vjeçe, nuk ishte në shtëpi në atë kohë dhe i fejuari i saj, Chris Zylka, njoftohet se u përball me njeriun përndjekës dhe i tha atij të largohej.


Paris Hilton (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Kur Zylka e refuzoi përndjekësin që të hynte në shtëpi, atëherë ai thirri sigurimin për ta përcjellë atë. Njeriu ishte paraqitur si një postier, dhe kështu kishte arritur të mashtronte sigurimin.

Pas përpjekjes së tij ta parë Paris Hiltonin, ai me sa duket u kthye përsëri të enjten në mbrëmje dhe u përpoq të hyjë në shtëpinë e Hilton, gjë që më pas çoi deri në lajmërimin e policisë.

Hilton aktualisht është në Itali duke promovuar linjën e saj të ProD.N.A të produkteve të Paris Hilton Skincare, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Paris Hilton dhe Chris Zylka (Foto: Gregg DeGuire/Getty Images/Guliver)

TooFab raporton se Paris Hilton tani ka rritur sigurinë në shtëpinë e saj, duke shtuar rojet e armatosur në dispozicion 24 orësh.

Kjo ngjarje ndodhi në të njëjtën javë që përndjekësi në fjalë u arrestua në shtëpinë e Kendall Jenner, në Los Anxhelos, të martën.

Përndjekësi i akuzuar, një banor i Kanadasë me emrin John Ford, u arrestua pasi u gjet në portikun e supermodelës.

Autoritetet e vendosën atë në një mbajtje psikiatrike në 5150, ku në atë moment, për shkak të mungesës së sigurimit, u transportua në Spitalin e Qarkut në Los Anxhelos për një vlerësim psikiatrik, njoftuan mediat.

Kendall Jenner (Foto: Charley Gallay/Getty Images/Guliver)

Ford ishte i qëndrueshëm mentalisht dhe kjo u vërtetua nga një psikiatër, kështu ai u lirua pas mbajtjes prej 72 orëve.

TMZ raporton se ai u arrestua të enjten në lidhje me shkeljet penale dhe shkeljen e një urdhri kufizues, dhe rrezikon të dënohet deri në 30,000 dollarë.

Ford nuk ishte brenda ose pranë pronës së Kendall Jennerit të enjten kur u arrestua.

Për shkak të mbipopullimit në burgun e County Los Angeles, ka gjasa që ai të lirohet brenda ditës.

Kendall Jenner (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)

TMZ raporton se nëse Ford, 37 vjeç, shpallet fajtor për shkelje penale kriminale, ai do të përballet me një maksimum prej gjashtë muajsh pas hekurave.

Ai ishte arrestuar në shtator, ku ishte shpallur fajtor për një akuzë për shkelje të ligjit, dhe u lëshua me një urdhër kufizues për të mbetur të paktën 1,000 metra larg nga prona e yllit të serialit “Keeping up with the Kardashians”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kim Kardashian zbulon se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë

Kim Kardashian zbulon se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

Magazina
Kalo në kategori