LAJMI I FUNDIT:

Benzema largohet nga Reali vetëm për Man Cityn ose PSG-në

Benzema largohet nga Reali vetëm për Man Cityn ose PSG-në
Karim Benzema (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Karim Benzema mund të largohet nga Real Madridi, por vetëm në dy destinacione.

Ylli francez u transferua në vitin 2009 nga Lyoni te Mbretërit dhe që nga ajo kohë ka qenë një titullar fiks në formacionin e Real Madridit.


Benzema ka qenë pjesë e rregullt e formacionit të çdo trajneri në Bernabeu dhe ka qenë gjithashtu njëri nga të preferuarit e presidentit Florentino Perez.

Epoka e dytë e Perez te Real Madridi, nga blerjet e vitit 2009 vetëm Benzema ka mbijetuar
Lexo po ashtu Epoka e dytë e Perez te Real Madridi, nga blerjet e vitit 2009 vetëm Benzema ka mbijetuar

Me kalimin e kohës, Benzema ka filluar të kontestohet nga tifozët shkaku i formës së tij, por drejtuesit asnjëherë nuk kanë menduar largimin e tij.

Në verën e këtij viti, sulmuesi francez pati ofertë nga klubi italian Milani, por që në fund nuk u materializua një transferim i tij.

Sipas mediumit Mediapart, Benzema do të linte Real Madridin vetëm për një transferim te Manchester City ose Paris Saint-Germain.

Lopetegui i entuziazmuar me francezin: Kush ka thënë se Benzema nuk mund t’i shënoj 40 gola?
Lexo po ashtu Lopetegui i entuziazmuar me francezin: Kush ka thënë se Benzema nuk mund t’i shënoj 40 gola?

Faqja e internetit pretendon të ketë një regjistrim të një mesazhi të dërguar nga sulmuesi tek një nga punonjësit e tij, në të cilin ai deklaron se për këtë e ka refuzuar një lëvizje te Milani.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro dhe në rast largimi, Reali do të hidhet pas Mauro Icardit dhe Harry Kane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori