LAJMI I FUNDIT:

Vazquez: Neymar i mirëpritur te Real Madridi

Vazquez: Neymar i mirëpritur te Real Madridi

Mesfushori spanjoll, Lucas Vazquez, ka thënë se Neymari do të jetë i mirëpritur në Santiago Bernabeu te Real Madridi.

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar u transferua në verën e vitit të kaluar nga Barcelona te francezët për një shifër prej 222 milionë eurosh.


Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë shumë e përfolur rreth një largimi të tij nga Parc des Princes.

PSG do të lejojë largimin e Neymarit për 220 milionë euro
Lexo po ashtu PSG do të lejojë largimin e Neymarit për 220 milionë euro

Neymar ka qenë i lidhur me një lëvizje në Real Madrid – pavarësisht nga historia e tij në Barcelonë.

Neymar (Foto: Getty Images)

Edhe mesfushori i Mbretërve, Vazquez, ka thënë se ylli brazilian është i mirëpritur për një transferim te Real Madridi në Bernabeu.

“Neymar? Të flasim për blerjet nuk është e lehtë, do të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë fillimisht Vazquez.

Lojtarët e Barcelonës e sigurojnë Bartomeun: Neymar është i mirëpritur të rikthehet
Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës e sigurojnë Bartomeun: Neymar është i mirëpritur të rikthehet

“Është e qartë se Neymar është një lojtar i madh, një yll botëror që të gjitha ekipet do të donin të kishin në radhët e tyre”.

“Unë duhet të vazhdoj të punoj dhe të përpiqem të përfitoj nga mundësitë që unë shpresoj se mund të vijnë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori