Sipas hulumtimeve të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim numri i viktimave të tregtisë me njerëz në nivel global është në rritje e sipër. Viktima të tregtisë me njerëz janë zakonisht femra dhe fëmijë. Mosha mesatare e viktimave është rreth 30 vjet tek të rriturit ndërsa 11 tek fëmijët, ndërsa forma më të theksuara të tregtisë janë shfrytëzimi seksual dhe martesat e hershme.
Nga Organizata Ndërkombëtare për migrim thonë se janë shtuar mekanizmat mbrojtës dhe parandalues dhe janë optimist për ulje të shifrave në të ardhmen.
“Tregtia me njerëz është krim shumë përfitues. Vetëm tregtarët e armëve dhe drogës përfitojnë më shumë në krahasim me tregtarët me shitjen e njerëzve. Për fat të keq në nivelin botëror tregtia me njerëz nuk po ulet, ajo është në rritje. Nëse sot e krahasojmë tregtinë me njerëz me atë që ka qenë para 20 viteve do të konstatojmë se tregtia me njerëz është rritur”- tha Sonja Bozhinovska nga Organizata Ndërkombëtare për migrim Shkup.
Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se edhe vendi jonë nuk përjashtohet nga dukuria e tregtisë me njerëz por se çdo shtet duhet të luftoj në mënyrë të vazhdueshme këtë dukuri.
“Lufta jonë dhe vëmendja jonë kundër kësaj të keqe që i bëhet njerëzimit duhet të jetë e fokusuar në të gjithë 365 ditët sepse çdo ditë në botë përafërsisht mijëra njerëz bëhen viktima të trafikut njerëzor. Rezultatet dhe përkushtimi jonë i përbashkët për trajtim efikas me këtë dukuri kriminele e radhisin Maqedoninë në ata vende që kanë vendosur të përballen në mënyrë serioze me këtë sjellje devijante. Fakt për këtë është përkushtimi i qeverisë”, theksoi Magdalena Nestorovska, sekretare në Ministrinë e Brendshme.
Ndërkohë, Jovana Trençevska nga Ministria për Punë dhe Politikë sociale thotë se vazhdimisht bashkëpunojnë me Ministrinë e Brendshme dhe Organizatat joqeveritare për identifikimin dhe risocializimin e viktimave të tregtisë me njerëz. Për këtë qëllim kanë vendosur 5 ekipe në teren në Shkup, Kumanovë, Manastir, Gjevgjeli dhe Tetovë.
Me rastin e ditës botërore kundër tregtisë me njerëz ka filluar kampanja për ngritjen e vetëdijes për rreziqet lidhur me tregtinë e njerëzve. Ky projekt është i financuar nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa realizohet nga Organizata Ndërkombëtare për migrim- Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City