LAJMI I FUNDIT:

Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona

Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona

Vetëm një vit pasi u shit për një rekord shume prej 222 milionë eurove nga Barcelona në PSG, sepse nuk ishte më në gjendje të jetojë në hijen e Lionel Messit, tani po lutet që të kthehet sërish në Nou Camp.

E përditshmja sportive spanjolle, “El Mundo Deportivo” ka raportuar sot se braziliani vazhdimisht po iu shkruan mesazhe ish-shokëve se dëshiron të kthehet te blaugranat.


“Braziliani po ndryshon dhe po e konsideron një rikthim të mundshëm te Barca”, ka thënë një burim i afërt për këtë medium.

Nasser Al-Khelaifi i kishte premtuar Neymarit se do të ndërtojë një ekip që do t’i përshtatet atij dhe do të fitojë Ligën e Kampionëve.

Duke pasur parasysh faktin se në vitet e fundit përkundër investimeve të mëdha, PSG po vazhdon të dështoj të gjej veten në nivelet e larta të Ligës së Kampionëve, kjo po bën që lojtari të mos jetë as në listën e ngushtë për të fituar Topin e Artë.

Realit i mungon goli në ndeshjet e fundit, por me paratë e kursyera mund të transferonte sulmuesit që kanë shënuar 122 gola në sezonin e fundit
Lexo po ashtu Realit i mungon goli në ndeshjet e fundit, por me paratë e kursyera mund të transferonte sulmuesit që kanë shënuar 122 gola në sezonin e fundit

Arsyeja më e fundit për të mos qëndruar në Paris është edhe ngritja në karrierë e talentit, Kylian Mbappe. Kur Neymar arriti ta lë nën hije Edinson Cavanin, tash së fundi po lind një hero i ri te parisienët si Mbappe.

Ndryshe, Neymar është edhe në listën e ngushtë të skuadrës tjetër spanjolle, Real Madridi, i cili e sheh si pjesë e një grupi të ri të galaktikëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori